Kryeprokurori Aleksandër Lumezi i infektuar me Covid 19

Kryeprokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi ka rezultuar pozitiv në testin për Covid 19.

Njoftimi është bërë i ditur nga zyra për media e Prokurorisë së Shtetit.

“Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, dje e ka bërë testin për Covid19, me ç’rast ka rezultuar pozitiv. Nga momenti i testimit, Kryeprokurori Lumezi është vetizoluar. Gjendja shëndetësore e Kryeprokurorit të Shtetit është e stabile dhe është duke e marrë trajtimin e duhur mjekësor”, shkruhet në njoftim.