Kryeinspektorja Haliti: Po vazhdon inspektimi në të gjithë Kosovën – aty ku ka shkelje po shqiptohen gjoba

Ushtruesja e detyrës së kryeinspektores së Tregut, Lebibe Haliti ka thënë se ekipet e inspektorëve po vazhdojnë që nga dje inspektimin nëpër gjithë Kosovën.

Haliti për Telegrafin deklaroi se deri më tani janë inspektuar kompanitë që kanë rrjete të marketeve dhe aty ku ka shkelje po shqiptohen gjobat.

Janë inspektuar kompanitë më të mëdha, ato që e kanë edhe rrjete të shitjeve me pakicë, janë inspektuar të gjithë. Aty ku ka pasur shkelje aty shqiptohen gjoba dhe do të iniciohet procedura kundërvajtëse”, u shpreh ajo.

Haliti theksoi se inspektimi po bëhet nëpër pika të shitjes së derivateve, në markete e depo.

Është njoftuar edhe Prokuroria e Shtetit dhe Krimet Ekonomike nëse ka kryerje të veprës penale. Sot janë ekipet e inspektorëve në gjithë Kosovën, përfshirë edhe inspektorët komunal dhe ata të MINT, që janë nëpër markete, depo e pikat shitëse të derivateve”, tha Haliti.

Sipas saj, në fund të ditës pritet të ketë një raport për numrin e inspektimeve dhe gjobave që janë shqiptuar gjatë kësaj kohe në Kosovë.

“Tash për tash gjërat janë në proces, jemi duke u konsultuar për secilën shkelje”, theksoi Haliti për Telegrafin.

Para disa dite çmimi i një litre vaji ishte mesatarisht 1,60 euro, ndërsa gjatë të enjtes një litër vaj kushtonte 3,49.

Lidhur me rritjen e çmimeve, kryeministri Albin Kurti kishte thënë se çmimi i vajit në Kosovë është më i larti në botë.

Ai ka thënë se rritja e çmimeve është artificiale