Viktima në Malishevë që ndërroi jetë mbrëmë ishte kryetar i këtij klubi kosovar

Mbrëmë ndërroi jetë në mënyrë tragjike, anëtari i Nismës Socialdemokrate, Albert Krasniqi.

Ai vdiq pasi bëri aksident trafiku me veturën e tij, transmeton Indeksonline.

Përveç në politikë, Krasniqi ishte i angazhuar në sport, konkretisht ai ishte kryetar i klubit të futbollit të femrave, Malisheva.

Faqja zyrtare e klubit ka bërë të ditur lajmin përmes një postimi në Facebook./