Krim i rëndë në Zagreb: Një burrë vrau nënën, gruan e më pas edhe veten

Një burrë nga Gorica e Madhe afër Zagrebit ka vrarë nënën e tij, gruan dhe në fund edhe veten.

Siç raportojnë mediat kroate, burri vrau fillimisht nënën e tij, pastaj ndoqi gruan e tij, e cila vrapoi në një dyqan aty pranë, ku edhe u qëllua nga ai dhe u vra.

Gjithçka ka ndodhur rreth orës 10 të mëngjesit të sotëm.

Qytetarët e Goricës së Madhe janë tronditur nga ky krim i frikshëm.

Ai raportohet të ketë dalë nga shtëpia zbathur dhe me të brendshme, me pushkë në dorë, ku më pas ka hyrë në dyqan pas gruas së tij, e cila po ia mbathte në panik dhe kërkonte ndihmë.

“Pastaj ai e vrau atë dhe iku. Policia e gjeti atë në shtëpinë e familjes, e cila ishte e rrethuar nga policët dhe forcat speciale, dhe kur e pa se nuk kishte rrugëdalje, vrasësi vendosi t’i merrte jetën vetes”, njofton N1 Zagreb.

Raportohet se çifti ka lënë prapa dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë.

Motivet e këtij krimi mbesin ende të paqarta. /klankosova/