Kosovari bëhet hero në Itali: shpëton italianin invalid nga flakët në mes të natës

Qytetari nga Kosova, Bujar Zogu, nga Peja ka treguar akt të jashtëzakonshëm guximi në Itali, pasi ka shpëtuar një burrë italian me aftësi të kufizuara, i cili gjendej në karrocë invalidi, gjatë një zjarri që përfshiu banesën e tij.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 të natës në Treviso, në adresën via Pizza, nr. 47.

Në një intervistë për Klina info,Zogu ka thënë se ai së bashku me një shok ishte duke kaluar pranë objektit, kur vuri re flakët dhe dëgjoi thirrjet për ndihmë.

“Ishte rreth orës 2 të natës kur e shpëtova një italian invalid në karrocë. Po kërkonte ndihmë, dhe unë me një shok menjëherë zbritëm poshtë për ta nxjerrë nga banesa,” ka thënë ai.

“Italiani ishte shumë në moshë, diku rreth 85 vite dhe më dhimbsej të lejoja ti ndodhte farkeqësia, andaj edhe rrezikuam dhe i shpëtuam jetën”, tha tutje ai.

Falë ndërhyrjes së shpejtë dhe guximit, i moshuari italian u nxor i sigurt nga ndërtesa, duke shmangur një tragjedi të mundshme.

Autoritetet italiane pritet të vlerësojnë aktin heroik të kosovarit./Klina info/