Kosova pjesë e stërvitjes së përbashkët me SHBA-në, Shqipërinë dhe Kroacinë

Ushtarë nga Kosova, Shqipëria, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kroacia kanë zhvilluar një stërvitje të përbashkët ushtarake, me qëllim forcimin e aftësive ndërvepruese dhe operacionale, si dhe shkëmbimin e përvojave ndërmjet forcave partnere dhe aleate.

Lajmi u bë i ditur nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Gjenerallejtënant Arben Kingji, përmes një postimi në Facebook.

“Me këtë rast, shpreh urimet më të përzemërta për gjithë personelin e Forcave Speciale me rastin e 27-vjetorit të krijimit”, shkruan Kingji.

Në të njëjtin postim, ai vlerësoi lartë profesionalizmin dhe përkushtimin e Forcave Speciale:

“Forcat Speciale përfaqësojnë profesionalizmin, përkushtimin dhe dinjitetin më të lartë të Forcave të Armatosura dhe janë një burim krenarie kombëtare. Faleminderit për shërbimin dhe kontributin tuaj të çmuar në mbrojtje të sigurisë kombëtare dhe vlerave të Aleancës”.

Stërvitja u zhvillua në kuadër të aktiviteteve për nder të 27-vjetorit të krijimit të Forcave Speciale të Shqipërisë