Konstituimi i Kuvendit tentohet për të 37-tën herë!

Deputetët e Kuvendit do të mblidhen sërish sot, në tentativën e 37-të për të konstituuar Kuvendin.

Seanca është njoftuar të fillojë në ora 11:00,

Në seancën e kaluar, komisioni për organizimin e votimit të fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, nuk arriti kuorumin e mjaftueshëm.

Propozimi mori 53 vota për, një kundër, ndërsa abstenime nuk kishte. Të pranishëm në sallë ishin 99 deputetë.

Nga 15 prilli, kur u mbajt seanca e parë, deputetët kanë dështuar 36 herë për të votuar zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Ngërçi tani është formuar te krijimi i Komisionit për votim te fshehtë, me partitë opozitare që po refuzojnë të propozojnë emrat për anëtarë të komisionit.

Nga ana tjetër, LVV-ja po insiston me ngulm në emrin e Albulena Haxhiut për kryetare të kuvendit, pavarësisht se tash e 36 seanca nuk po i grumbullon votat e nevojshme