Bastisje në dy lokacione brenda QK-Dubravë, parandalohet futja e substancave narkotike

Në Qendrën Korrektuese Dubravë, SHKK në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Njësitin Antidrogë në Pejë, gjatë ditës së djeshme kanë zhvilluar dy bastisje në dy lokacione brenda Qendrës Korrektuese në Dubravë, me ç` rast kanë arritur të parandalojnë futjen e substancave narkotike brenda qendrës.

Si rezultat i aplikimit me masa të fshehta ka arritur që të identifikohen dhe arrestoj dy persona,

Në një prononcim për Indeksonline, zëdhënësi i ShKK-së, Florent Gashi, ka thënë se dje është parandaluar kontrabanda brenda ShK-Dubravë.

“Gjatë kësaj bastisje brenda Shërbimit Korrektues në Dubravë, që ka ndodhur në rrethojën e telit të ‘Pavijonit 6’, kemi arritur të gjejmë dhe konfiskojmë kontrabandë, telefon mobil, lëndë të dyshuar narkotike në sasi prej 38.4 gram, si dhe një kabull të telefonit mobil”, ka thënë .

Ai ka deklaruar se gjësendet e gjetura janë konfiskuar dhe janë marrë nga Policia e Kosovës si prova materiale.

“Gjësendet e gjetura janë konfiskuar dhe janë marrë nga Policia e Kosovës si prova materiale. Të burgosurit e dyshuar se kontrabanda dhe substanca e dyshuar narkotike e kapur ka qenë e dedikuar për ta, janë veçuar dhe ndaj tyre është iniciuar procedura disiplinore”, ka deklaruar Gashi.

Ndër të tjera Gashi, ka bërë të ditur së me qëllim të eliminimit të dukurive negative nëpër institucionet korrektuese dhe ato të paraburgimit, Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë ta ketë primare luftimin e dukurive negative dhe kontrabandës.

Ndërkaq, bëjmë të ditur se sipas informacioneve të policisë, disa persona janë afruar afër murit dhe kanë arritur që ta hedhin kontrabandën nga jashtë brenda murit të ShK-Dubravë.

Raporti i Policisë së Kosovës:

“Me urdhër të prokurorit janë bastisur edhe dy lokacione. Në shtëpinë e të dyshuarit të parë janë sekuestruar dy telefona të tipit “Samsung”, një brisk si dhe në lokacionin tjetër janë gjetur dhe konfiskuar 11 tableta të dyshuar të llojit “Tramadol”, një telefon të tipit “Samsung” me dy kartela të shfrytëzuara nga i dyshuari.
“Dubravë, 24.04.2021-09:20. Raportohet se Njësiti i antidrogës në Pejë si rezultat i aplikimit me masa të fshehta ka zhvilluar një operacion policor dhe kanë arritur që të identifikohen dhe arrestohen dy të dyshuar meshkuj kosovar, pastaj është arritur që te gjinden 38.4 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit Marihuanë, një telefon me dy kabllo mbushëse/karikuese për telefon. Me urdhër të prokurorit/gjykatës janë bastisur edhe dy shtëpi/lokacione. Në shtëpinë e të dyshuarit të parë janë gjetur dhe sekuestruar dy telefona Samsung, një brisk si dhe ne lokacion tjetër janë gjetur dhe konfiskuar 11 tableta te dyshuar te llojit Tramadol, një palë çizme ushtarake me ngjyre te zeze te shfrytëzuar gjate hedhjes se narkotikut, dhe telefonin e llojit Samsung me dy kartela njëra IPKO dh tjetra Vala te shfrytëzuar ne rast nga i dyshuari. Te dyshuarit janë intervistuar dhe pas intervistimit ne konsultim me prokurorin janë dërguar ne mbajtje”, thuhet në raport”./IndeksOnline/

Raporti i Prokurorisë Themelore në Pejë:

Pejë, 25 prill 2021 – Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore në koordinim me Policinë e Kosovës, përkatësisht me Njësitin për Hetimin e Trafikimit me Narkotik i policisë në Pejë, dhe në bashkëpunim me zyrtarë të Qendrës Korrektues të Burgut të Dubravës, janë arrestuar dhe ndaluar për 48 orë dy (2) persona të dyshuar për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, nën dyshimin se të njëjtët vazhdimisht kanë futur narkotikë brenda Burgut të Dubravës.

Njësiti për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Pejë fillimisht kishte pranuar informatë nga zyrtarët e Shërbimit Korrektues të Burgut të Dubravës se gjatë inspektimit (brenda hapësirave të burgut) kanë hasur me një qese me narkotikë të llojit marihuanë, në sasi prej 82 gramësh, e ndarë në 61 paketime të vogla.

Në koordinim me prokurorin e Shtetit nga Departamenti i Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore në Pejë rasti është iniciuar dhe është autorizuar Njësiti për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Pejë për marrjen e veprimeve hetimore dhe, më 23 prill të këtij viti, si rezultat i vëzhgimit të fshehtë, janë identifikuar dy persona të dyshuar, ndërkaq të njëjtët në po atë ditë kishin hedhur në brendi të hapësirave të burgut sasi prej 38.4 gramë narkotikësh të llojit marihuanë.

Me kërkesë të Prokurorisë Themelore në Pejë, njësitet përkatëse policore kanë zbatuar urdhrin e gjykatës, me ç’ rast janë bastisur dy lokacione – shtëpi të të dyshuarve dhe njëkohësisht janë sekuestruar mjete të cilat dyshohen se janë përdorur për t’u kryer kjo vepër penale.

Prokurori i shtetit dy (2) të dyshuar i ka ndaluar për 48 orë për veprën penale të lartcekur dhe brenda afatit ligjor do të bëjë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.​