Goditet me veturë një nxënëse në Klinë

Një aksident ka ndodhur gjatë ditës së sotme në sheshin “Faruk Elezi”, në Klinë.

Klina.info mëson se një veturë e ka goditur një vajzë.

E njejta është dërguar në QKMF Klinë për trajtim mjekësor, pasi ka marrë lëndime.

Viktima është e moshës 17 vjeçe, /Klina.info/