Konjufca flet për emërimin e Agim Veliut si ministër i Punëve të Brendshme

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës Glauk Konjufca ka folur për formimin e qeverisë së re me në krye Albin Kurtin.

Në këtë mes ai ka komentuar edhe emërimin e Agim Veliut si ministër i Punëve të Brendshme.

“Agim Veliu është ministër i Punëve të Brendshme por ministri i madh i Brendshëm është Kurti”, tha Konjufca në T7.

“Unë konsideroj që ministrat pavarësisht cili është me emër do të kenë bashkëpunim të mirë me kryeministrin. Kurti nuk do të jetë si këta kryeministrat që kanë qenë deri më sot. Kurti nuk është i partisë së pestë në krye të qeverisë e as nuk është njeri i korruptuar. Në krye të qeverisë e keni njeriun kryesor për ta luftuar korrupsionin”, tha ai. /KlinaInfo