Lladrovci “godet” opozitën: Nëse do të flisnin para 6 tetorit si sot, do të ishte ndryshe

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka dy fjalë për diskutimet e sotme në Kuvend të deputetëve opozitarë.

“Nëse para 6 Tetorit do të flisnin shumë nga deputetët opozitarë si sot në Kuvend, qytetarët do ta bënin një hartë tjetër të vlerave dhe renditjes së forcave politike”, ka shkruar Lladrovci në fb.

Ja postimi i Lladrovci:

Qasja pranë qytetarit me të vërtetat e punës dhe garës reale politike, sjell fitoren. Nëse para 6 Tetorit do të flisnin shumë nga deputetët opozitarë si sot në Kuvend, qytetarët do ta bënin një hartë tjetër të vlerave dhe renditjes së forcave politike!