Konfiskohen heroinë e kokainë në Viti

Tre persona janë arrestuar në Viti, pasi që gjatë kontrollit në veturën e tyre, janë gjetur dhe janë konfiskuar 2.1 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit heroinë.

Lidhur me rastin me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake, është bastisur shtëpia dhe lokalet përcjellëse, pronë e njërit prej të dyshuarve me ç’rast janë gjetur dhe janë konfiskuar 34 gramë substancë narkotike e llojit heroinë, 2 gramë kokainë, 1.3 gramë marihuanë, dy peshore elektronike për matjen e narkotikeve, një revole me një karikator pa fishek, një thikë, dy telefona dhe një tablet.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.