Konfiskohen 72 mijë vezë pa dokumentacion përkatës

Policia Kufitare në Vërmicë ka njoftuar se në kontrollimin e automjetit të një shtetasi të Shqipërisë janë gjetur dhe konfiskuar 72 mijë vezë pa dokumentacion përkatës.

Siç njofton policia, i dyshuari është liruar me vendim të prokurorit, si dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

“PKK Vërmicë 05.06.2021 – 08:00. Njësia policore ka ndaluar një automjet të cilin e drejtonte një mashkull Shqiptar shtetas i R. Shqipërisë, dhe gjatë kontrollimit  në automjetin e tij, i janë gjetur dhe konfiskuar 72.000 vezë pa dokumentacionin përkatës. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, njofton Policia