Konfiskimi i armëve e municionit në dy shtëpi në Malishevë, këta janë dy personat e arrestuar

Një aksion i Policisë në Malishevë i zhvilluar të premten në dy lokacione rezultoi me konfiskimin e armëve dhe municionit, si dhe arrestimin e e dy personave të dyshuar. Të njëjtit tashmë ndodhen në ndalim policor dhe ndaj tyre kanë nisur hetimet, raporton Gazeta Sinjali.

Bastisja u krye në vendbanimet e dy të dyshuarve në fshatin Turjakë në Malishevë me urdhër për kontroll nga Gjykata.

Dy personat që po dyshohen për armëmbajtje pa leje janë Zymer Zogaj dhe Hajzer Zogaj – ndaj të cilëve është urdhëruar masa e ndalimit policor.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Rasti është konfirmuar edhe nga Policia dhe është publikuar një fotografi me provat e konfiskuara, në mesin e të cilave janë dy armë të gjata e armë zjarri.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.