Komuna e Klinës nga 28 korriku e hapur për takime dhe biseda me qytetarët

Komuna e Klinës, përmes një postimi në faqen zyrtare njofton se me datën:28.07.2022, shënon ditën “Komuna e Hapur”, ku qytetarët e interesuar, kanë mundësinë e hapur për të pasur takime e biseda me të gjitha organet e Komunës së Klinës.

Komuna fton qytetarët dhe bashkatdhetarët që të bëhen pjesë e kësaj thirrjeje, pasi që dera është e hapur për të gjithë.

Ju mirëpresim.