Kolona të gjata në kufirin Serbi–Kroaci, pritje deri në 8 orë

Qytetarët nga Kosova që po udhëtojnë drejt mërgimit po përballen me pritje të gjata në kufirin Serbi–Kroaci, shkruan Klina.info

Një familje nga Klina ka raportuar se ka pritur tashmë mbi tre orë dhe ende ndodhet rreth tre kilometra larg pikës kufitare.

Sipas tyre, pritja mund të zgjasë edhe deri në pesë orë të tjera, për shkak të kolonave të gjata të automjeteve./Klina info/