39 vjet nga demonstratat e 81-ës

Sot u mbushën 38 vjet nga demonstratat e vitit 1981.

Protesta spontane e studentëve të Kosovës, të cilat u mbajtën në Prishtinë më 4 mars 1981 për kushte më të mira në mensën e studentëve, e cila ishte shtypur me dhunë nga policia, nxiti demonstratën e organizuar të studentëve më 11 mars, e cila po ashtu u shtyp me dhunë dhe u paraburgosën disa studentë.

Më këtë fillon edhe zinxhiri i demonstratave të 81-ës. Si pasojë rrjedhin tubimet e njohura si “Demonstratat e Punëtorëve”, në të cilat punëtorët kërkonin lirimin e studentëve të burgosur. Përsëri, organet shtetërore intervenojnë me tërë brutalitetin e tyre.

Gjatë këtyre tubimeve, Armata Jugosllave paraqet prezencën e saj.

Më poshtë ju rikthejmë edhe rrëfimin e studentit të parë që u rebelua kundër pushtetit të dhunshëm jugosllav.