Klubi i Boksit “Dukagjini” e përfundon me suksese të mëdha sezonin

Klubi i Boksit “Dukagjini” nga Klina, nga sot është në pushim, duke e përfunduar sezonin me shumë suksese.

Kryetari i Klubit, Hajdin Balaj, ka falënderuar Januz Dervishin, i cili jeton dhe vepron në Kroaci për përkrahjen e vazhdueshme që i ka bërë klubit.

Balaj ka falënderuar edhe trajnerin, Ramiz Balaj, për rezultatet në turnire ndërkombëtare si dhe brenda vetit.

Vlen të theksohen dhe përmenden boksierët nga Klinq, Planet Berisha, Rexhep Morina, ku sollën medalje të arta.

Kryetari Balaj ka falënderuar edhe portalin Klina.info për mbështetjen mediale.

Po ashtu ai bëri të ditur se turniri i radhës është me 1.10.2023, që do të mbahet në Klinë.