Komuna e Klinës njofton qytetarët

Komuna e Klinës njofton qytetarët se, të shtunën, më datë 11 maj, për shkak të punimeve që do të bëhen në asfaltimin e rrugëve të qytetit, që kanë për qëllim krijimin e kushteve më të mira në komunikacion dhe lehtësim të qarkullimit të automjeteve, rruga Mirush Daka do të mbyllet për qarkullim të automjeteve nga ora 06:00 e mëngjesit deri në orën 18:00 në mbrëmje.

Qytetarët duhet të shfrytëzojnë rrugët që kalojnë nëpër qendër të qytetit, në sheshin Mujë Krasniqi dhe Nëna Terezë.