Klinë, gati për edicionin e 16-të të manifestimit letrar “Ora e Tahir Deskut”

Në përkujtim të veprës së shkrimtarit dhe reporterit të shquar të luftës së UÇK-së, Tahir Desku, Komuna e Klinës do të organizojë edicionin e 16-të të manifestimit tradicional letrar “Ora e Tahir Deskut”.

Ky aktivitet kulturor, që tashmë është bërë një ngjarje e përvitshme me rëndësi për jetën letrare dhe historike të rajonit, organizohet nën përkujdesjen e kryetarit të komunës së Klinës, z. Zenun Elezaj, dhe në bashkëpunim me Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport.

Manifestimi synon të ruajë kujtimin për Tahir Deskun, duke vlerësuar kontributin e

tij të çmuar si krijues dhe reporter gjatë luftës së UÇK-së, si dhe të promovojë vlerat letrare në mesin e brezave të rinj.