KLINË FTESË PËR CAMPING FEST 2025

FTESË PËR CAMPING FEST 2025

Ftoheni të merrni pjesë në edicionin e 7-të të Festivalit Kulturor “Camping Fest”, që do të mbahet nga 22 deri më 26 Korrik 2025, në Klinë, Ujmirë dhe Dresnik.

Ky festival promovon trashëgiminë kulturore, turizmin lokal, gastronominë tradicionale dhe artin figurativ. Në program përfshihen koncerte, ekspozita, koloni artistësh ndërkombëtarë, poezi, valle, këngë popullore dhe vizita kulturore.