“Klina po bëhet me dy çerdhe të reja publike, e dyta drejt përfundimit” Njofton Kryetari Elezaj

“Klina po bëhet me dy çerdhe të reja publike, e dyta drejt përfundimit” Njofton Kryetari Elezaj

𝐊𝐥𝐢𝐧𝐚 𝐩𝐨 𝐛ë𝐡𝐞𝐭 𝐦𝐞 𝐧𝐣ë ç𝐞𝐫𝐝𝐡𝐞 𝐭ë 𝐫𝐞

Në Klinë ka nisur ndërtimi i çerdhes së re, një projekt i shumëpritur dhe i domosdoshëm për qytetarët tanë.

Kjo çerdhe do të ketë kapacitet për rreth 140 fëmijë dhe do të hapet në afat optimal.

Me këtë investim dhe çerdhen në Deiq që është para përfundimit, po i japim zgjidhje kërkesave të shumta të prindërve për regjistrimin e fëmijëve në çerdhe publike dhe po krijojmë kushte më të mira për edukimin e hershëm.

Ky projekt po realizohet falë përkushtimit të Komunës së Klinës dhe financimit nga Ministria e Arsimit, të cilën e falënderojmë për mbështetjen.

Ne mbetemi të përkushtuar në realizimin e projekteve të reja në këtë fushë dhe, sipas nevojave, do të parashtrojmë kërkesa të tjera për ndërtimin e çerdheve të reja, madje jemi të gatshëm edhe për bashkëfinancim.