Klina nderon dëshmorin Muhamet Haxhaj

Në Kompleksin Memorial “Kodra e Kuqe” të varrezat e dëshmorëve në Grabanicë janë bërë homazhe dhe janë vendosur kurora lulesh në 25-vjetorin e rënies heroike të dëshmorit të kombit, Muhamet Haxhaj, i njohur si Naimi. Në homazhe kanë marrë pjesë drejtorë të drejtorive të Komunës së Klinës, asamblistë, miq dhe familjarë të të ndjerit.

Në homazhe kanë marrë pjesë Shoqatat e dala nga lufta e fundit, dega në Klinë, asamblistë, miq dhe familjarë të të ndjerit.

Po ashtu homazhe janë bërë edhe te lapidari “Kulla e Qëndresës” në Dollc. Muhamet Haxhaj kishte rënë në fushën e nderit më 3 korrik të vitit 1998.