Kjo është e vërteta rreth ‘aksidentit’ të reperit Nushi

Në disa foto që po qarkullojnë së fundmi, shihet një makinë e rrokullisur, brenda së cilës shihet reperi Nushi i gjakosur,

Por sipas burimeve të Indeksonline, njerëz të afërt të tij kanë konfirmuar se kjo është një sekuencë nga videoklipi i tij i ri i cili pritet të publikohet sot.

Ai para pak kohe ka bërë të ditur se sot në ora 17:00 pritet të dal kënga e re me titull ‘M’kujton’.

Pra asgjë nuk ka të bëj me ndonjë aksident, është thjeshtë skenë nga videoklipi i ri.