Kisha katolike në Barcelonë ѕhtron iftar рër beѕimtarët mуѕlimanë

Me kufizimet e COVID-19 që parandalojnë popullsinë Islame të Barcelonës që të festojë Ramazanin në vendet e zakonshme të brendshme, një kishë katolike ka ofruar hapsirat e saj në ajër të hapur që muslimanët të hanë dhe të luten së bashku.

Çdo mbrëmje midis 50 dhe 60 myslimanë, shumë prej tyre të pastrehë, shkojnë në pasazhet prej guri shekullore të kishës Santa Anna, ku vullnetarët ofrojnë një vakt të bollshëm të ushqimit të gatuar në shtëpi,

“Ne jemi të gjithë njësoj … Nëse ju jeni katolik ose i një feje tjetër dhe unë jam mysliman, kjo është në rregull,”

“Ne të gjithë jemi si vëllezër dhe duhet të ndihmojmë edhe njëri-tjetrin”, tha Hafid Oubrahim, një 27-vjeçar Marok me origjinë Berber që merr pjesë në darka, raporton “Reuters”.