Khabib pas fitores ndaj Gaethje, largohet përgjithmonë nga UFC-ja

Khabib Nurmagomodov ka fituar kundër Justin Gaethje në UFC 254 në luftën e zhvilluar në Abu Dhabi

Nurmagomedov në rundin e dytë e la pa ndjenja Justin Gathje për ta fituar këtë luftë.

Por, pas kësaj fitore Khabib Nurmagomedov ka bërë të ditur që nuk do të luftojë më në UFC dhe ai largohet si mrbet i vërtetë nga ky sport.

Khabib ka regjistruar 29 fitore me këtë të sontmen dhe nuk ka pësuar asnjë humbje.

Arsyeja pse Khabib po e lë këtë sport është familja, ku së fundi ka humbur babain, i cili vdiq si pasojë e Koronavirust.

Ai ishte trajneri i tij dhe lufta e sontme ka qenë e vetmja në të cilin babai i Khabib nuk ishte pranë tij.

“Kjo ka qenë lufta ime e fundit. Në asnjë mënyrë unë nuk mund të vij këtu pa babain tim. Ju premtoj se kjo ishte ndeshja ime e fundit. Nëse unë e jap fjalën atëherë duhet ta mbaj,” ka thënë Khabib.