KF Dukagjini zhvillon ndeshjen e parë si mysafir në këtë sezon, në Malishevë

KF Dukagjini do të zbresë këtë të diel në fushë për ndeshjen e parë si mysafir në edicionin e ri të kampionatit.

Përballja do të zhvillohet kundër FC Malishevës më datë 31 gusht 2025 në ora 16:30 në Stadiumin “Liman Gegaj”, Malishevë.

Skuadra nga Klina synon të nisë me rezultat pozitiv edhe jashtë fushe, duke vazhduar me hapa të sigurt në sezonin e ri.

Ekipi klinas bën thirrje për përkrahje.