Qeveria do ta lejojë faljen e namazit të Kurban Bajramit

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, sot ka marrë pjesë në takimin e Komitetit për koordinimin dhe vlerësimin e situatës emergjente me koronavirus.

Klan Kosova përmes burimeve të sigurta mëson se gjatë këtij takimi është vendosur që të lejohet falja e namazit të Kurban Bajramit.

Pas takimit, Hoti ka mbajtur një konferencë për media, me ç’rast ka bërë të ditur se janë 570 pacientë me koronavirus të shtrirë në QKUK dhe spitale rajonale, ndërsa në dispozicion janë 700 shtretër.

Kujtojmë se namazi i Fitër Bajramit nuk është lejuar të falet me xhemat për shkak të përhapjes së Covid-19 në vend.