Këto janë të gjitha ekipet e kualifikuara në Ligën e Evropës

Me ndeshjet e sotme ka përfunduar edhe faza e grupeve në Eurpa league për sezonin 2022/23.

Tashmë janë mësuar 16 skuadrat të cilat kanë siguruar kualifikimin në fazën e eliminimit direkt, shkruan IndeksOnline.

Vendet e para në grupe do të luajnë në fazën e 1/8-ës së finales ndërsa vendet e dyta në 1/16-tën, ku do të laujn me skuadrat të cilat janë eliminuar nga Liga e Kampionevëve.

Në vendet e para kanë përfunduar Arsenal, Fenerbahche, Betis, Royale Union SG, Real Sociedad, Feynord, freiburg dhe Ferencvaros.

Skuadrat të cilat kanë përfunduar në vendin e dytë janë: PSV, Rennes, Roma, Union Berlin, Manchester United, Midtjylland, Nantes dhe Monaco.

Këtyre skuadrave nga Liga e Kampionëve i janë bashkuar edhe: Ajaz, Bayer Leverkusen, Barcelona, Sporting Lisbon, Salzburg, Shakhtar Donetsk, Sevilla dhe Juventus./