Ministrja Haxhiu: Vettingu do të jetë i plotë, do të fillohet nga krerët e institucioneve të drejtësisë

Komisioni i Venecias ia ka dhënë dritën e gjelbër, propozimit të Qeverisë së Kosovës për vetting në sistemin e drejtësisë dhe për funksionalizimin e Byrosë Shtetërore për konfiskimin e pasurisë së paligjshme.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në konferencë për media ka bërë të ditur se vettingu do të jetë i plotë.

“Vetting do të ketë të plotë dhe siç duhet, duke filluar nga krerë e institucioneve të drejtësisë”, tha Haxhiu.

“Trupat që do të verifikohen do ta marrin mandatin për verifikimin e secilit prokuror dhe gjyqtar në Republikën e Kosovës”, tha Haxhiu.