Këta janë dy futbollistët që do t’i mungojnë Kosovës për ndeshjet e tetorit

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes e ka publikuar listën e futbollistëve për tri ndeshjet e këtij muaji.

Dardanët fillimisht më 8 tetor do të luajnë kundër Maqedonisë së Veriut në gjysmëfinale të “play-off”-it për kualifikim në Kampionatin Evropian në Shkup, derisa më pas në kuadër të Ligës së Kombeve do të luajnë kundër Sllovenisë më 11 tetor në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe kundër Greqisë, më 14 tetor në Athinë.

Challandes nuk ka ftuar në Kombëtare mesfushorin, Bernard Berisha dhe Milot Rashicën, të pari si duket për ta ndëshkuar në gjestin e bërë me Greqinë drejtuar teknikut zviceran, pas golit të shënuar, e Rashica ka probleme me lëndime dhe te skuadra e Werderit në Gjermani është duke u stërvitur vetëm.