Katër futbollistët e skuadrës së njohur të Serie A, dalin pozitiv me koronavirus

Sampdoria  ka njoftuar se tre futbollist të skuadrës kanë dalur pozitiv me koronavirus kurse një futbollist tjetër i skuadrës pasi kishte qenë negative tani është kthyer pozitiv përsëri.

E gjithë skuadra ju nënshtruan testimeve para se të ktheheshin në stërvitje,

“UC Sampdoria informon se, gjatë testeve të bëra te lojtarët, dolën rezultate që treguan tre raste të reja pozitive për Coronavirus-COVID-19 dhe një kthim në pozitivitet”, ka bërë të ditur skuadra italiane.

Po ashtu Sampdoria është njëra nga skuadrat italiane që ka pasur më së shumti raste positive me koronavirus./