Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Komunës së Klinës, Arben Limanaj, po mirëpritet ngrohtësisht nga qytetarë, lagje e familje të ndryshme të komunës.
Sot, së bashku me kandidatët për asamble komunale, Limanaj vizitoi familjen Bojaj në Klinë, ku shprehu mirënjohjen për përkrahjen e tyre dhe theksoi se do të jetë gjithmonë zëri i qytetarëve në ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë.
Kandidati i LDK-së ka paralajmëruar se vizitat dhe takimet me qytetarët do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit me çdo familje e çdo lagje të Klinës.