“Helmim, sëmundje e papritur ose ndonjë aksident”, plani i rusëve për ta vrarë Putinin

Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës, ka bërë të ditur se në mjedisin e biznesit dhe elitës politike ruse është formuar një grup që synojnë ta eliminojnë presidentin rus, Vladimir Putin.

Sipas MPB-së ukrainase, ky grup ka për qëllim ta largojnë sa më shpejtë Putinin nga pushteti, teksa sipas tyre, pasardhës i tij pritet të jetë kreu i Shërbimit Federal të Rusisë, Oleksandr Bornikov.

Disa nga metodat që mund të çojnë në eliminimin e Putinit, sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme të Ukrainës, janë helmimi, ndonjë sëmundje e papritur apo ndonjë “aksident”.

Tutje, ukrainasit thonë se nuk përjashtohet mundësia që largimi i njësive çeçene nga Kievi verior ndërlidhen pikërisht me këtë proces.