Vranët dhe shi, moti sot në Kosovë

Moti pritet të mbajë sot dhe ditëve në vijim në vend me rreshje shiu dhe vransira me intervale me diell.

Sipas PW, rrebeshe shiu do të përfshijnë vendin orëve të mëngjesit dhe mesditës, ndërsa pasdite me kthjellime e erë.

14.04 – Rrebeshe shiu përfshinë vendin orëve të mëngjesit dhe mesditës. Pasdite me kthjellime e erë.

15.04 – Vransira e intervale me diell. Pasdite mundësi për riga lokale shiu.

16.04 – Vransira të ndryshueshme e intervale me diell. Pasdite më vonë priten edhe rrebeshe shiu, me ndonjë bubullimë.

17.04 – Kryesisht me vransira e kohëpaskohe me reshje shiu, që pasdite mund të shoqërohen edhe me bubullima.

Temperaturat pas të enjtes pësojnë rënie të lehtë përreth vlerave mesatare. Minimalet luhaten ndërmjet 2C e 7C, ndërsa maksimalet nga 19C, të enjte, zbresin në 14C e 15C ditëve të fundjavës.

Erërat frynë mesatare dhe të fuqishme 5-15m/s, nga krahu jugor, ditën e premtë me hove edhe deri në 18m/s. Nga dita e diel ndryshojnë drejtimin në verilindore.

Shtypja atmosferike me tendencë të rënies graduale edhe nën vlera normale në pjesën e dytë të javës.