Kalludra në mbledhjen e LDK-së: “Na priftë e mbara”

Ka filluar mbledhja e këshillit drejtues të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku në rend dite është zgjedhja e kryetarit të partisë.
Në këtë mbledhje po marrin pjesë edhe 6 delegatët nga komuna e Klinës.
Këtë e ka konfirmuar deputetja Mirjeta Kalludra përmes një postimi në facebook, ku shihen bashkë me nënkryetarin e Komunës së Klinës, Besim Hoti, kryetarin e degës në Klinë, Fadil Gashi dhe tre delegatë tjera.
“Para fillimit të Kuvendit të IX Zgjedhor të LDK-së! Delegatët e degës së Klinës Na priftë e mbara!”, ka shkruar Kalludra në facebook.
Megjithatë as zonja Kalludra e asnjë nga delegatët tjerë nuk ka treguar për zhvillimet e brendshme dhe se cilin kandidat do ta mbështesin për të drejtuar partinë.
LDK ka pasur probleme që nga fillimi i zgjedhjeve të brendshme në shumë degë të saj, të cilat shpesh kanë kaluar edhe në përleshje fizike./Klina.info