Ka filluar projektin “Vizitat sistematike shëndetsore në shkolla” të Klinës.

Drejtori i QKMF në Klinë, Hekuran Sejdiu, përmes Facebook ka njoftuar se ka filluar projektin “Vizitat sistematike shëndetsore në shkolla” të Klinës.

Postimi i plotë i Hekuran Sejdiut:

Sot jam shumë i lumtur sepse së bashku më stafin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare “Nënë Tereza”, në Klinë, për të dytin vit radhazi, kemi filluar projektin “Vizitat sistematike shëndetësore në shkolla”.
Projekti do të zhvillohet në të gjitha shkollat e Komunës së Klinës dhe ka për synim kontrollin shëndetësor të të gjithë nxënësve në shkolla, identifikimin e hershëm të problemeve shëndetësore që mund të përballen nxënësit, parandalimin e sëmundjeve, promovimin e shëndetit dhe edukimin shëndetësor.
Duke pasur parasysh rëndësinë e këtij projekti, theksova se projekti i vizitave sistematike në shkolla, do të vazhdoj edhe dy vitet e ardhshme dhe në fund do të kemi prezantimin e hapur mbi shëndetin publik të nxënësve në Komunën e Klinës.

H.S

img src=”https://www.klina.info/wp-content/uploads/2019/10/FB_IMG_1571243642987.jpg” alt=”” width=”870″ height=”1160″ class=”alignnone size-full wp-image-6250″ />

SHARE