Ka filluar ndërtimi i kanalizimit në fshatin Krushevë e Vogël

Sot ka filluar ndërtimi i kanalizimit në fshatin Krushevë e Vogël

Në fshatin Krushevë e Vogël kanë filluar punimet për ndërtimin e rrjetit të kanalizimit, projekt i financuar nga Komuna e Klinës.

Në fillimin e punimeve ka qenë i pranishëm kryetari i Komunës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, i shoqëruar nga drejtori i Urbanizmit dhe Mbrojtjes së Mjedisit, z. Lorenc Marleku dhe bashkëpunëtorë të komunës.

Kryetari Elezaj uroi banorët për fillimin e punimeve për këtë projekt shumë të rëndësishëm dhe që do të ndikojë në përmirësimin e kushteve të jetesës.

Elezaj theksoi se me qëllim të përmirësimit të infrastrukturës në fshatra, Komuna e Klinës ka planifikuar realizimin e disa projekteve të ngjashme edhe në disa lokalitete.

Ky projekt ka një vlerë prej 48 309 euro dhe një gjatësi prej 4585 metra.