Besim Hoti: Themeli i shtetit u vendos në vitin 1990, kur ishim të gjithë bashkë

Nënkryetari i LDK-së në Klinë, Besim Hoti, ka komentuar marrëveshjen e djeshme në Shtëpinë e Bardhë në SHBA, duke e kujtuar presidentin Ibrahim Rugova kur ka qenë atje më 1990. Posti i tij në facebook:

ME URTËSI DHE MENÇURI PRAP NJË DITË
DO BËHEMI NJË !

Themelet e shtetit të Republikës së Kosovës De Facto u vendosen në vitin 1990 kur ishim të gjithë bashkë.
Tash 30 vite më parë ishim të bashkuar si asnjëherë tjetër. Më urtësi, mençuri, dashuri, respekt dhe ndihmë ndaj njëri tjetrit ia dolem ta heqim qafe pushtuesin serb. Pësuam dhunë, diskriminim, burgosje, rrahje, maltretime, helmime, vrasje dhe shumë forma tjera të shtypjes nga okupatori. Të gjitha i përballuam dhe nuk u nenshtruam ngase ishim bashkë. Kur u mbush kupa, shpërtheu lufta. UÇK bashkë më miqtë tanë nderkombetar në veçanti Amerikanet dhe NATO e detyruan agresorin të gjunjëzohet.
Prandaj duhet të ndalemi, të mendojmë se pse dikur ishim shumë më të fortë kur ishim bashkë.

Lufta e eger dhe jo parimore për pushtet e subjekteve politike po e dëmton rënd Shtetin e Kosovës.

Duhet të ndryshojmë, është aq e lehtë për më iu kthye normalitetit.
Falemnderit President Rugova qe na le shumë miqë. Në veçanti SHBA-të që bëren aq shumë për popullin shqiptarë në të gjitha kohërat.
Prandaj duhet të jemi shumë të kujdesshëm dhe gjithmonë mirënjohes ngase vendimet qe janë marrë në White House gjithmonë kanē qenë pozitive për Kosovën.

SHARE