Sot, në Gjykatën Themelore në Pejë, është mbajtur seanca për rastin e vrasjes së Albison dhe Rexhep Slivovës.
I akuzuari, Jon Hoti, ka pranuar fajësinë dhe, njëkohësisht, ka shprehur pendesë si edhe u ka shprehur ngushëllime familjeve të viktimave.
Rexhep dhe Albison Slivova u vranë tinëzisht në nëntor të vitit të kaluar, në një lokal në qendër të Klinës.
Dy të rinjtë nga Jashanica e Klinës u qëlluan nga Jon Hoti, një 19-vjeçar, i cili dyshohet se për kryerjen e vrasjes kishte përdorur armën e babait të tij./Indeksonline/.