Javën e ardhshme ngrohet moti – mësoni temperaturat

Në fundjavë në Kosovë pritet mot i kthjellët. Në fillim të javës së ardhshme më ngrohtë dhe me diell, e në pjesën e dytë të javës, më ftohtë, mundësi edhe për shi, bën të ditur Prishtina Weather.

Sipas shërbimit të meteorologjisë, “ditëve në vijim mbi vendin tonë vazhdojnë të shtrihen fusha të presionit të lartë, që do të kushtëzojnë mot të qëndrueshëm, të kthjellët dhe me diell. Në fillim të javës rryma më të ngrohta ajrore nga Mesdheu do të depërtojnë mbi rajon që do të kthejnë sërish temperaturat verore”.

Ndërkaq, në pjesën e dytë të javës, masa më të ftohta ajrore nga verilindja e kontinentit do të depërtojnë mbi rajon ku do të zbresin ndjeshëm temperaturat në të dy vlerat ekstreme, e priten mundësi edhe për reshje shiu, thekson PW.

Parashikimi për datat 14-18 shtator:

14.09 – Mot i mirë, i kthjellët dhe me diell

15.09 – Mot i mirë, kryesisht i kthjellët dhe me diell.

16.09-17.09 – Mot shumë i ngrohtë, kryesisht i kthjellët dhe me diell.

18.09 – Shumë ngrohtë, pjesërisht vranët, me intervale më të gjata me diell. Pasdite vonë dhe në mbrëmje mundësi për riga lokale shiu.

Temperaturat minimalet do të luhaten nga 10C deri në 14C, e maksimalet nga 26C deri në 30C.

Do të fryj erë e lehtë kryesisht nga verilindja 2-6m/s.

Shtypja atmosferike mbetet mbi vlera normale, por gradualisht pritet të pësojë rënie nga mesi i javës së ardhshme.