Jashari në krye të FSK-së, Sheshel paralajmëron ‘luftë’: O tani, o kurrë, ruani serbët

Kryetari i Partisë Radikale Serbe, Vojisllav Sheshel, ka komentuar emërimin e Bashkim Jasharit në krye të Forcave të Sigurisë së Kosovës. Shesheli e vlerësoi këtë veprim të Prishtinës si paralajmërim për sulme të reja të shqiptarëve ndaj popullatës serbe dhe shtoi se nëse Serbia nuk do reagojë pasojat do të jenë të madhe.

“Është e qartë se një veprim i tillë është bërë në kuadër të përgatitjeve për sulme të reja terroriste kundër serbëve të mbetur në Kosovë, por Serbia duhet të përsërisë paralajmërimin se nuk do të lejojë asnjë dhunë ndaj popullit serb. Një vrasës me një prejardhje të tillë është më mirë për ne për të kuptuar me kë do përballemi. Ne mund të presim sulme agresive, por mund të bëjmë gjithçka për t’i parandaluar ato,”-tha ai për mediat serbe.

Por nuk mbaron këtu, ai kërkoi ndërhyrjen e ushtrisë serbe, duke shtuar: o tani, o kurrë!

“Unë mendoj se ushtria dhe policia janë shumë të gatshme për të përmbushur detyrimet e tyre, vetëm se qeveria duhet të japë urdhër, ata do të kryejnë çdo detyrë. Duhet të jemi të kujdesshëm, e gjithë Serbia duhet të jetë e kujdesshme dhe të mos lejojmë të ndodhë ndonjë e keqe me serbët e Kosovës. O tani, o kurrë. Prandaj besoj se do të jetë kemi një përgjigje e shpejtë dhe efikase,“-tha ndër të tjera ai.

Lideri i Partisë Radikale Serbe, Vojisllav Sheshel, i cili është dënuar me 10 vjet burg nga Tribunali i Hagës për krime lufte.