Villarreali kërkon befasinë, Liverpooli historinë, formacionet zyrtare

Villarreali do të luajë me Liverpoolin, në kuadër të gjysmëfinales së dytë në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Estadio de la Ceramica”, me fillim nga ora 21:00.

Villarreali do të kërkojë që të bëjë befasinë duke e eliminuar gjashtë herë kampionin e Ligës së Kampionëve, derisa Liverpooli synon ta ruajë rezultatin e ndeshjes së parë.

Ndryshe, përballjen e parë e ka fituar Liverpooli me rezultat të pastër 2-0.

Dy skuadrat kanë publikuar formacionet zyrtare.