Italia sot shënon 631 viktima e 10149 të infektuar nga koronavirusi

Rëndohet bilanci i të vdekurve nga koronavirusi në Itali, ditën e sotme duke shkuar në 631 viktima.

Shqetësuese prezantohet situata e koronavirusit në Itali dhe pak orë nga hyrja në fuqi e dekretit të ri të qeverisë italiane e cila ka shpallur zonë të e nën rregullin e masave drastike të limitimit të lëvizjes në të gjithë territorin.

Zyra e Mbrojtës civile ka publikuar shifrat e reja në nivel kombëtar të cilat shënojnë 631 viktima e 10149 të infektuar.

877 të infektuar po kurohen në terapi intesive, 5038 në struktura spitalore e 2599 në kushte shtëpie.

Rajoni i Lombardisë vazhdon të shfaqet më shqetësues me 5791 të infektuar e 468 viktima.

Në rajonin e Lazios ku gjeografikisht është pozicionuar kryeqyteti Romë numri i të infektuarve është 116 e janë regjistruar 6 viktima.

Personat e prekura nga koronavirus ka në të gjitha rajonet italian e ai më pak i prekur mbetet rajoni Bazilikatës me 7 pacientë e asnjë viktimë.

Deri më sot në Itali janë kryer 60 761 tamponë. /

SHARE