Ish-krerëve të UÇK-së në Hagë u është kufizuar qasja në mediat e Kosovës

Të paraburgosurit në Hagë ka muaj që qasja në mediat e Kosovës u është kufizuar në vetëm një media.

Ata mund të shohin vetëm televizionin publik RTK. Qasja ne kanalet tjera kosovare në të cilat kishin më herët, u është ndalur.

Të paraburgosurit nuk kanë marrë ndonjë shpjegim për këtë kufizim, pos gjoja problemeve teknike.

Zyra per media e Gjykatës Speciale ka dhënë të njëjtin arsyetim.

”Të paraburgosurit kanë qasje në disa programe në gjuhën shqipe, sipas sistemit satelitor të vendosur në qendrën e paraburgimit. Arsyeja pse disa kanale nuk janë në dispozicion është teknike”, thuhet në një përgjigje të Gjykatës Speciale për Kanal 10.