Ish ambasadori holandez për Vuçiq: Po i ngjan diktatorit Azer

Ish ambasadori Holandez në Prishtinë Robert Borch kritikoi ashpër Presidentin aktual serb, Aleksandër Vuçiç duke theksuar se ka filluar ti ngjajë diktatorit azar. Në reagimin e tij thuhet se fat është se deri mē tani ngjashmëria është me fjalē.

Reagimi i Ambasadorit erdhi pasi Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq paralajmëroi sot se nëse nuk arrihet një kompromis me Kosovën përmes bisedimeve të ndërmjetësuara nga BE, atëherë konflikti i ngrirë mund të shpërthejë duke treguar llojin e Karabakut midis Armenisë dhe Azerbajxhanit, duke u zotuar se çfarëdo që të ndodhë me bisedimet  në Bruksel, Beogradi do të vazhdojë të forcojë veten ekonomikisht dhe ushtarakisht për të siç tha ai “të mbrojë vendin në çdo moment nga çdo agresor i mundshëm”.

“Udhëheqësit serbë nuk kanë kufij! Vuçiç fillon të ngjajë me diktatorin Azerbajxhan me fjalë me siguri jo me vepra. Serbia ka vuajtur mjaft nga tragjedia e Millosheviçit për të cilën Vuçiq (dhe Daçiç) është bashkëpërgjegjës”, ka thënë ish ambasadori.