Bekim Balaj prezantohet tek skuadra turke

Bekim Balaj është lojtar i ri i skuadrës së Bolusporit në Turqi.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka firmosur një kontratë të re me skuadrën turke, e cila militon në Ligën e Dytë.

Shkodrani do të gjejë në ekip tre lojtarë të tjerë shqiptarë, Gentian Selmanin, Dejvi Bregun dhe Odise Roshin, ku me këtë të fundit kanë luajtur së bashku për disa vite me fanellën e Ahmat Groznit në Rusi.

31-vjeçarin e kërkonte dhe klubi i Vllaznisë, por Balaj ka vazhduar sërish aventurën e tij jashtë vendit ku është prezantuar në Turqi me fanellën e Bolusporit.

Shkodrani shkon në Turqi me parametra zero pas aventurës së tij të fundit të skuadrës ruse të Nizhnit.