Inspeksioni i Skenderajt mbyll një shishabar, shkak frekuentimi nga të miturit

Nga inspektimet rutinë dhe ato të bëra me kërkesë të qytetarëve, Inspeksioni komunal i Skenderajt ka hasur në frekuentim të fëmijëve nën moshën 18-vjeçare në lokalin “Shisha Lounge- Imperial”, me ç’rast ka gjobitur pronarin e lokalit në fjalë për mosrespektim ligji.

Dje, pas marrjes së informatës që i njëjti biznes përsëri në mënyrë të jashtëligjshme u ka shërbyer fëmijëve nën moshën 18-vjeçare me shisha, sipas ligjit lokali është mbyllur përkohësisht.

Me këtë rast, Komuna e Skenderajt, kërkon nga të gjitha bizneset që fëmijëve nën moshën 18-vjeçare të mos u shërbehen produkte të ndaluara sipas ligjit duke përfshirë, duhanin, alkoolin, produket me shisha etj. Ndryshe inspeksioni komunal do të marrë masa ndëshkimore sipas ligjit.