Hoxha i Klinës, Blerim Musliu, ndihmon fëmijët me nevoja të veçanta me mjete ndihmëse

Hoxha i Klinës, Blerim Musliu po vazhdon me iniciativat e tij humane.
Së fundmi ai ka vizituar dy shkollat fillore të qytetit të Klinës, ku me bamirësit, kanë ndihmuar fëmijët me nevoja të veçanta me mjete ndihmëse në vlerë të 500 eurove.
Ky është postimi njoftues i Hoxhë Blerim Musliut në FB:
Ne jemi mirë vetëm atëherë kur secili anëtar i kësaj shoqërie e ndien përkujdesjen tonë kolektive.
Fëmijët me nevoja të veçanta nuk janë më pak të rëndësishëm sesa të tjerët. Ata mund të jenë një sprovë për pjesë tjetër të shoqërisë.
E sot, fal jush bamirës të nderuar, vizituam dy shkollat e qytetit tonë, shkollën “Ismet Raci” dhe shkollën “Motrat Qiriazi”, të cilat edhe i ndihmuam fëmijët me nevoja të veçanta me mjete ndihmëse për aftësimin e tyre, mjete këto në vlerë të 500 eurove.
Zoti i ruajt të gjithë fëmijët, e juve bamirës, Zoti ju shpërbleftë!