Haradinaj uron Zenun Elezajn edhe për një mandat për udhëheqjen e Klinës

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj sot ka vizituar Klinën, derisa ai ka uruar Zenun Elezajn, që edhe një mandat u zgjodh në krye të AAK-së, dega në Klinë.

Ky është postimi i Haradinajt:

Dy mandate me radhë Klina ia besoi Aleancës udhëheqjen me komunën.
Edhe Kuvendi i sotëm zgjedhor i AAK-së, konfirmoi besimin për kryetarin Prof. Zenun Elezaj, për të vazhduar me punët e mira për qytetarët e Klinës.
Urime për kryetarin dhe të gjithë të zgjedhurit e tjerë, veçanërisht kuadrove të reja që për herë të parë marrin pjesë në garën zgjedhore dhe që fitojnë besimin për udhëheqjen e Aleancës.